• e enjte, 26 dhjetor 2024

Erdogan: Turqia do të bashkëpunojë me Egjiptin për rimëkëmbje të Gazës

Erdogan: Turqia do të bashkëpunojë me Egjiptin për rimëkëmbje të Gazës

Ankara, 14 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia është e gatshme për bashkëpunim me Egjiptin për rimëkëmbje të Gazës, derisa ai po e zhvillon vizitën e tij të parë në vend që nga viti 2012, duke premtuar se do ta rrisë tregtinë me Egjiptin në 15 miliardë dollarë në afat të shkurtë. 

Në konferencën e përbashkët për media pas bisedimeve me presidentin Abdel Fatah el-Sisi në Kajro, Erdogani tha se tragjedia humanitare në Gazë ishte në krye të agjendës së bisedimeve të tyre. 

Vizita shënon një hap të madh drejtë rimëkëmbjes së marrëdhënieve mes forcave rajonale, lidhjet e të cilave u shkatërruan për shkak të sulmit ushtarak në Egjipt në vitin 2013 dhe pasojat e tij. 

Një delegacion i Hamasit po shkon në Kajro që të takohet me përfaqësuesit e Egjiptit dhe të Katarit në bisedimet vijuese. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR