• e enjte, 26 dhjetor 2024

Erdogan: Turqia dhe 2.000 avokatë do të ngrenë padi kundër Izraelit për gjenocid në Gazë

Erdogan: Turqia dhe 2.000 avokatë do të ngrenë padi kundër Izraelit për gjenocid në Gazë

Ankara, 19 nëntor 2023 (MIA) - Turqia do t'u drejtohet institucioneve kompetente për "gjenocidin në Rripin e Gazës" dhe nuk do ta lë këtë çështje të papërfunduar, deklaroi mbrëmë presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në asamblenë e përgjithshme të unionit kombëtar të studentëve në Turqi, i cituar nga Anadollu. 

"Bashkë me mbi 2.000 avokatë do të parashtrojmë padi në organet kompetente për gjenocid. Do ta ndjekim procesin, nuk do ta lëmë në gjysmë. Çmimi do të paguhet", tha lideri turk. 

Erdogani iu referua gjithashtu vizitës së tij në Gjermani këtë javë, duke deklaruar se "e gjithë bota perëndimore është një strukturë e përgjithshme imperialiste kryqëzuese. Fatkeqësisht, këtë e pashë gjatë vizitës sime dje në Gjermani. E pashë këtë tek presidenti gjerman Frank-Valter Shtajnmajer", theksoi Erdogan.

Ai i bëri thirrje Berlinit që të sigurojë ndihmë për çështjen e "lirimit të të burgosurve palestinezë" në Izrael. 

Sipas presidentit turk, Izraeli po mban mbi 10.000 pengje. 

"Gjermani, hidhni hapin për lirimin e tyre, ndërsa ne do të bëjmë përpjekje për ata që aktualisht mbahen nga Hamasi", porositi Erdogani. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR