• e enjte, 26 dhjetor 2024

Erdogan: Turqia asnjëherë nuk do ta harrojë solidaritetin ndërkombëtar pas tërmetit

Erdogan: Turqia asnjëherë nuk do ta harrojë solidaritetin ndërkombëtar pas tërmetit

Ankara, 20 mars 2023 (MIA) - Turqia nuk do ta harrojë kurrë solidaritetin e treguar nga Bashkimi Evropian dhe organizatat e tjera ndërkombëtare pas tërmetit që goditi provincat jugore turke më 6 shkurt, tha sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, transmeton Anadolia.

"Asnjëherë nuk do ta harojmë solidaritetin që e treguan miqtë tanë, BE-ja me institucionet e saj, vendet e saj anëtare dhe kandidate, Kombet e Bashkuara dhe organizatat tjera ndërkombëtare, në këto ditë të vështira", tha Erdogan në video fjalim në Hapjen e konferencës ndërkombëtare donare", të mbajtur në Bruksel.

Konferenca donatore ndërkombëtare ishte organizuar nga Komisioni Evropian dhe Suedia, e cila kryeson me BE-në, për t'u dhënë mbështetje viktimave nga tërmetet shkatërruese në Turqi dhe Siri.

"Kjo konferencë është edhe një shembull për atë se sa mirë janë zhvilluar marrëdhëniet ndërmjet popujve tanë", tha Erdogan. Ai përkujtoi se Turqia është vend i më shumë se katër milionë refugjatëve, ndër të cilët 3,56 milionë sirianëve.

"Sot, derisa i shërojmë plagët e "katastrofës shekullore" në vendin tonë, solidarizohemi me popullin sirian i cili gjithashtu ishte goditur nga tërmetet", tha Erdogan dhe shtoi: I sigurojmë kapacitetet e nevojshme palëve të treta dhe vendeve tjera për transportin e ndihmës humanitare nëpërmjet trafikut tokësor dhe ajror për të pësuarit nga tërmeti në Siri. Do të vazhdojmë me qasjen e tillë edhe në të ardhmen", tha presidenti turk.

Komisioni Evropian sot premtoi një miliardë euro për rikonstruimin e rajoneve të goditura  nga tërmetet shkatërruese në shkurt në pjesën jugore të Turqisë.

Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen në fjalimin e saj në hapjen e Konferencës donatore ndërkombëtare në Bruksel bëri thirrje në mbështetje  për rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi dhe Siri.

"Me kënaqësi mund të publikoj se Komisioni Evropian do ta mbështesë Turqinë me një miliardë euro për rikonstruim pas tërmetit", paralajmëroi Fon der Lajen.

Ajo paralajmëroi pako shtesë prej 108 milionë euro ndihmë humanitare dhe rimëkëmbje të hershme në Siri. sa/

foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR