• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogan: Turqia është e gatshme për tërheqjen eventuale të forcave amerikane nga Siria

Erdogan: Turqia është e gatshme për tërheqjen eventuale të forcave amerikane nga Siria

Ankara, 20 nëntor 2024 (MIA) - Turqia është e gatshme për mundësinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tërheqin forcat e saja ushtarake nga Siria veriore, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, duke u kthyer nga Brazili ku mori pjesë në samitin e G-20-ës, transmeton televizioni shtetëror turk TRT Haber.

Erdogani shfaqi shpresën se presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Tramp do të përmbushë retorikën e tij për përfundimin e luftërave duke vlerësuar se kjo mund të krijojë një klimë të re për zgjidhjen paqësore të konflikteve në rajon.

"Shpresojmë se do të jemi dëshmitarë të ngjarjeve që do të justifikojnë pritjet tona pozitive dhe do t'i eliminojnë problemet në një mënyrë", tha ai.

Në lidhje me mundësinë që administrata e Trampit të tërheq forcat amerikane nga Siria, Erdogani theksoi se Turqia është e gatshme për një lëvizje të tillë duke theksuar se siguria kombëtare mbetet prioritet.

"Ne jemi të vendosur t'i japim fund terrorizmit. Ne nuk kemi absolutisht asnjë tolerancë ndaj organizatave jashtë kufijve tanë që përbëjnë kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, nënvizoi ai duke theksuar se Turqia do të vazhdojë të luftojë kundër terrorizmit.

Erdogani shtoi se Turqia është e përgatitur si për një tërheqje eventuale të SHBA nga Siria, ashtu dhe për realitetin aktual. "Siguria kombëtare për ne është mbi të gjitha", tha ai, duke shtuar se vendi po zhvillon bisedimet e nevojshme me Rusinë për të përmirësuar situatën në Siri. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR