• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogan të enjten do të hapë xhaminë e madhe në Tiranë, e cila do të drejtohet nga një imam turk

Erdogan të enjten do të hapë xhaminë e madhe në Tiranë, e cila do të drejtohet nga një imam turk

Tiranë, 8 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në kuadër të mini-turit ballkanik, të enjten do të qëndrojë në Shqipëri, ku do të hapë solemnisht xhaminë e madhe në qendër të Tiranës.

Siç njoftuan mediat shqiptare, përveç takimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Erdogani do të hapë xhaminë "Namazgja", për ndërtimin e së cilës vendi i tij ka dhënë kontributin më të madh.

Presidenti turk mori pjesë edhe në ceremoninë e fillimit të ndërtimit në vitin 2015, duke e quajtur atë "simbolin e vetëm të vëllazërisë midis dy kombeve tona".

Ky objekt fetar ka kohë që ka përfunduar, por qeveria turke nuk ka pranuar ta dorëzojë deri më tani për shkak të “konflikteve” të qeverisë turke me përfaqësuesit e komunitetit fetar mysliman në Shqipëri, duke akuzuar se disa nga imamët dhe udhëheqja janë të lidhur me organizatën "Feto".

Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi për imam të xhamisë e emëroi Enes Basturin.

“Me udhëzimet e Drejtorisë sonë të Çështjeve Fetare u vendosa në shenjtëroren e madhe të Xhamisë qendrore "Namazgja" në Tiranë”, ka shkruar Bastur në rrjetet sociale.

Xhamia është arkitekturisht e ngjashme me ato në Stamboll, ajo do të jetë mund të pranojë më shumë se 5000 njerëz në të njëjtën kohë. Në objektin ka bibliotekë, qendër kulturore dhe sallë konferencash. Përveç që në këtë vend mund të studiohet Kurani, mund të mësohet edhe gjuha turke. Turqia investoi rreth 30 milionë dollarë në ndërtimin e saj dhe konsiderohet xhamia më e madhe në Ballkan. ls/

Foto: Printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR