• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogan: Sulmet e reja izraelite ndaj Libanit do të çojnë drejt zgjerimit të luftës në tërë rajonin

Erdogan: Sulmet e reja izraelite ndaj Libanit do të çojnë drejt zgjerimit të luftës në tërë rajonin

Nju-Jork, 23 shtator 2024 (MIA) - Sulmet e reja izraelite ndaj Libanit do të shkaktojnë përhapje të luftës në tërë rajonin, deklaroi presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan në Nju-Jork.

"Sulmet e kohëmëparshme ndaj Libanit dhe deklaratat e kohëmëparshme të Izraelit janë manifestim i qartë i përpjekjeve për përhapje të luftës në rajon", tha Erdogan, duke cekur se paqja në rajon është e rrezikuar nga gjenocidi i Izraelit në tokat palestineze, posaçërisht në Rripin e Gazës", lajmëroi agjencia Anadollu.

Erdogan, në ngjarjen e organizuar ga Komiteti nacional drejtues turko-amerikan (TASC) në Nju-Jork, tha se isntitucionet dhe organizatat globale nuk ndërmorën kurfarë hapa efektiv për ta përfunduar "shtypjen në gazë apo të për të parandaluar masakrën e kryer nga Izraeli".

Presidenti turk vlerësoi se institucionet, detyra e të cilave është të sigurojnë paqe dhe siguri janë "dukshëm në gjendje të kolapsit moral" dhe shtoi se ngadalë po e humbin efikasitetin dhe kredibilitetin. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR