• e premte, 27 dhjetor 2024

Erdogan: Sonte do të bisedoj me Putinin për Ukrainën

Erdogan: Sonte do të bisedoj me Putinin për Ukrainën
Ankara, 29 shtator 2022 (MIA) - Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se sonte do të bisedojë me homologun e tij rus, Vladimir Putin dhe se diskutimi do të jetë i fokusuar në Ukrainën, informoi Anadollia. Erdogani u paraqit në një miting në Ankara, ndërsa me atë rast foli për krizën energjetike dhe Ukrainën. Kur bëhet fjalë për situatën energjetike, Erdogani tha se Turqia relativisht lehtë hyri në periudhën e turbulencave me projekte për gazsjellës të cilët garantojnë siguri në furnizimin me energji, marrëveshje të lidhura, depo për gaz natyror të lëngshëm dhe shpim dhe aktivitete hulumtuese në Detin e Zi dhe Mesdheun Lindor. "Sonte do të bisedoj me zotëri Putinin dhe do të kemi mundësinë që të bisedojmë për çështjen e Ukrainës", tha Erdogani. Ai foli edhe për luftën me interesat e kredive. "Lufta ime më e madhe është me interesat e kredive, armiku im më i madh janë interesat e kredive. Përsëri e ulëm normën e interesit në 12. Kjo nuk është e mjaftueshme, duhet të ulet edhe më shumë", tha Erdogani dhe shtoi: Luftojmë kundër inflacionit, besoj se inflacioni do të ulet me norma të ulëta të interesit pas Vitit të Ri dhe unë e mbroj qasjen e tillë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR