• e enjte, 26 dhjetor 2024

Erdogan: Nuk duhet të margjinalizohet Rusia në negociatat për rinovimin e Marrëveshjes për drithërat

Erdogan: Nuk duhet të margjinalizohet Rusia në negociatat për rinovimin e Marrëveshjes për drithërat

Nju-Delhi, 10 shtator 2023 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi sot se Rusia nuk duhet të “margjinalizohet” në negociatat për rinovimin e Marrëveshjes për eksportin e drithit ukrainas përmes Detit të Zi.

Asnjë proces që margjinalizon Rusinë në nismën e grurit të Detit të Zi nuk do të jetë i qëndrueshëm, deklaroi Erdogan pas mbylljes së Samitit të G-20 në Nju-Delhi.

Ai njoftoi se së shpejti do të organizojë një takim për këtë temë me përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës dhe OKB-së, pa specifikuar datën apo vendin.

Ne besojmë se çdo masë që mund të prishë paqen në Detin e Zi dhe të përkeqësojë tensionet në rajon duhet të shmanget, shtoi Erdogan, i cili nesër në Soçi do të bisedojë me presidentin rus Vladimir Putin.

Marrëveshja për eksportin e drithërave ukrainase u nënshkrua nën kujdesin e Ankarasë dhe OKB-së verën e kaluar dhe qëllimi i saj ishte të siguronte eksportin e drithërave ukrainase përmes porteve ukrainase në Detin e Zi. Rusia, në korrik u tërhoq nga marrëveshja, e cila është e rëndësishme për furnizimin me ushqim në botë, me argumentin se sanksionet perëndimore po bllokonin aksesin për produktet e saj bujqësore dhe plehrat në tregjet ndërkombëtare. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR