• e enjte, 26 dhjetor 2024

Erdogan: Netanjahu do të gjykohet si kriminel lufte për ofensivën në Gazë

Erdogan: Netanjahu do të gjykohet si kriminel lufte për ofensivën në Gazë

Ankara, 4 dhjetor 2023 (MIA)- Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se presidenti izraelit Benjamin Netanjahu në fund do të gjykohet si kriminel lufte për ofensivën izraelite në Rripin e Gazës.

Mediat britanike transmetojnë se presidenti turk në fjalimin e mbledhjes së komitetit të Organizatës për bashkëpunim islamik në Stamboll, tha se Gaza është vend palestinez dhe gjithmonë do i takojë palestinezëve, kurse presidentin izraelit përsëri e quajti "kasap".

"Kasapi i Gazës, Netanjahu, para kamerave pranoi se qëllimet e tij ekspansioniste nuk kufizohen vetëm në Ramalla dhe Gazë. Prandaj mbrojtja e Gazës dhe Palestinës sot njëkohësisht domethënë edhe mbrojtje e Jerusalemit, Mekës, Medinës, Damaskut, Stambollit dhe qyteteve tjera islamike", tha Erdogani, transmeton Gardiani londinez. ss/

Foto: arkivi MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR