• e enjte, 26 dhjetor 2024

Erdogan: Ne e dimë se kush qëndron pas pretendimeve për komplot kundër qeverisë

Erdogan: Ne e dimë se kush qëndron pas pretendimeve për komplot kundër qeverisë

Ankara, 15 maj 2024 (MIA) - Ne e dimë se kush qëndron pas pretendimeve për komplot kundër qeverisë. Këtë sot e deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili foli në takimin e grupit parlamentar të Partisë së tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), transmetuan mediat turke.

Kryetari i Partisë nacionaliste për veprim e Turqisë (PND), Devlet Bahçeli, më parë gjatë kësaj jave paralajmëroi përgatitjen e mundshme të një grushti të ri në vend. Në veçanti, Bahçeli vuri në dukje se po përgatitet një komplot kundër aleancës, e cila përfshin PND dhe Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet. Lideri i nacionalistëve tha gjithashtu se disa zyrtarë të policisë dhe gjyqësorit po planifikonin të përsërisnin përpjekjen për grusht shteti të vitit 2016.

Presidenti turk saktësoi sot se autoritetet janë në dijeni se kush qëndron pas “komplotit” të ri.

“Ne e njohim shumë mirë kukullarin dhe kush e ka shkruar skenarin”, tha Erdogan, pa dhënë detaje.

Ai theksoi se ishte e papranueshme shkelja e ligjit, duke theksuar se "kushdo që shkon përtej ligjit do të gjendet", publikoi Si-En-En -turk. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR