• e enjte, 26 dhjetor 2024

Erdogan: Marrëveshja për eksport të grurit përmes Detit të Zi është vazhduar edhe për 60 ditë

Erdogan: Marrëveshja për eksport të grurit përmes Detit të Zi është vazhduar edhe për 60 ditë

Ankara, 17 maj 2023 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot paralajmëroi se marrëveshja për grurin do të vazhdohet për 60 ditë.

Ai e falënderoi presidentin rus, Vlladimir Putin, presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski dhe sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për marrëveshjen e arritur.

"Vazhdimi i marrëveshjes erdhi falë kontruktivitetit të palëve ruse dhe ukrainase", tha Erdogan.

Marrëveshja për eksport të grurit i referohet eksportit të grurit ukrainas, ushqimit dhe plehrave artificiale përmes Detit të Zi nga tre porte, prëfshirë edhe Odesën.

Në korrik të vitit të kaluar marrëveshjen e nënshkruan përfaqësues të Rusisë, Ukrainës, Turqisë dhe KB-së. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR