• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogan: Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së janë në rrugë të mirë pas marrëveshjes për F-16

Erdogan: Marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së janë në rrugë të mirë pas marrëveshjes për F-16

Ankara, 15 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së kanë një tendencë pozitive, pas përparimit në marrëveshjen për shitjen e aeroplanëve amerikanë F-16 në Ankara, raportojnë sot mediat turke.

Erdogani gazetarëve të mërkurën, gjatë kthimit nga Kajro u tha se ka gjithnjë e më shumë çështje për të cilat Turqia dhe SHBA-ja bien dakord dhe se aktualisht nuk ka tendencë negative në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Duke folur për konfliktin në Rripin e Gazës, Erdogani vlerësoi se nuk do të ketë paqe nëse Izraeli nuk pranon të drejtat më elementare të popullit palestinez dhe krijimin e një shteti palestinez brenda kufijve të vitit 1967, raporton Agjencia Anadollu.

Erdogani theksoi se Turqia do të rrisë bashkëpunimin me Egjiptin për të siguruar që ajo që ai e quajti "masakra në Gaza" të ndalet dhe të arrihet një zgjidhje e gjatë dhe e qëndrueshme për popullin palestinez. qa/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR