• e martë, 24 dhjetor 2024

Erdogan: Lëvizja e re e presidentit amerikan për armëpushim në Gaza është e vonuar, por një hap i rëndësishëm

Erdogan:  Lëvizja e re e presidentit amerikan për armëpushim në Gaza është e vonuar, por një hap i rëndësishëm

Ankara, 28 nëntor 2024 (MIA) - Njoftimi i ri i presidentit amerikan për armëpushim në Rripin e Gazës vjen me vonesë, por ky është një hap i rëndësishëm, deklaroi sot presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, lajmëroi Anadolia.

"Njoftimi i presidentit amerikan Bajden se do të ngritë nismë të re për armëpushim në Gaza është shumë i vonuar, por një hap i rëndësishëm", theksoi Erdogan në konferencën e përbashkët për shtyp me sulltanin nga Omani, Hajtam bin Tarik që u mbajt në Ankara.

"Paqja rajonale dhe globale nuk mund të arrihet nëse nuk vendoset një armëpushim i menjëhershëm, i drejtë dhe i përhershëm në Gaza", tha presidenti turk, duke folur një ditë pas vendosjes së një armëpushimi midis Libanit dhe Izraelit pas disa muajsh luftimesh ndërkufitare.

"Ne nuk do të hezitojmë të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të rivendosur paqen dhe prosperitetin në Gaza", shtoi Erdogan.

Duke folur për marrëdhëniet mes vendit të tij dhe Omanit, Erdogan tregoi se Ankaraja synon të rrisë vëllimin e tregtisë me Omanin në pesë miliardë dollarë.

"Nga viti 2025, ne do të fillojmë dërgimin e gazit të lëngshëm nga Omani, i cili do të hyjë në fazën e re të bashkëpunimit tonë energjetik", tha Erdogan. sa/

Foto: Anadolia

QËNDRONI TË LIDHUR