• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogan: Këshilli i Sigurisë së KB-së "nuk e ka përmbushur përgjegjësinë"

Erdogan: Këshilli i Sigurisë së KB-së

Ankara, 18 tetor 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan e ka dënuar Këshillin e Sigurisë së KB-s për shkak të dështimit të miratimit të rezolutës për një pauzë humanitare në luftën në Gazë, raporton Al Xhezira.

Përpjekjet turke për vendosjen e qetësisë në rajon janë penguar nga "ndëshkimi kolektiv" i palestinezëve nëpërmjet sulmeve ajrore dhe vendosjes së aeroplanmbajtësve amerikanë në rajon, tha Erdogani.

"Këshili i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, e cila u bë edhe më e paefektshme, sërish nuk arriti të përmbushë përgjegjësinë e saj. Vendet Perëndmore të cilët nuk lënë gur pa lëvizur kur bëhet fjalë për të drejtat dhe liritë e njeriut, nuk kanë ndërmarrë asnjë hap tjetër përveçse të hedhin benzinë ​​në zjarr", theksoi presidenti turk.

Erdogani, gjithashtu, e ka kritikuar, "të njëanshëm dhe hipokrit " mbulimin mediatik të konfliktit. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR