• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogan: Jemi të vetëdijshëm se Perëndimi do të na sulmojë shkaku i kufizimeve tona tregtare ndaj Izraelit

Erdogan: Jemi të vetëdijshëm se Perëndimi do të na sulmojë shkaku i kufizimeve tona tregtare ndaj Izraelit

Stamboll, 4 maj 2024 (MIA) - Qëllimi i vetëm i Turqisë në ndërprerjen e tregtisë me Izraelin është të detyrojë Tel Avivin të shpallë shtytje ushtarake në Rripin e Gazës, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, raporton Anadollu.

"Qëllimi jonë i vetëm është të detyrojmë qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu e cila ka dalë jashtë kontrollit për shkak të mbështetjes së pakushtëzuar të Perëndimit në një armëpushim", tha Erdogani në fjalimin e tij para anëtarëve të Shoqatës së pavarur industriale dhe biznesmenëve në Stamboll.

Erdogani ka komentuar edhe vendimin që të enjten ka publikuar Ministria e Tregtisë së Turqisë se Ankara ka ndërprerë të gjitha aktivitetet e eksportit dhe importit për shkak të agresionit kundër Palestinës.

Edhe njëherë ka kritikuar shtetin perëndimor për shkak të mbështetjes së Qeverisë së Netanjahut, Erdogan porositi se pret se këto vende fuqishëm do ta kritikojnë Turqinë për shkak të vendimit të saj.

"Jemi të vetëdijshëm se Perëndimi do të na sulmojë për shkak tregtisë sonë të kufizuar drejt Izraelit", tha presidenti turk.

Duke theksuar se Turqia përsëri  "do të jetë një shembull për vendet e tjera në rajon", Erdogan shtoi se "qëllimi i vendit të tij do të arrihet kur të arrihet një armëpushim dhe një sasi e mjaftueshme ndihme t'i dërgohet Gazës".

Në fund të fjalimit të tij Erdogani bëri thirrje për përmbajtje dhe qetësi rajonale.

"Ne nuk bëjmë përpjekje të kërkojmë armiqësi apo konflikt me asnjë vend të rajonit tonë. Ne nuk duam të shohim përleshje, gjak dhe lot në zonën tonë gjeografike", porositi Erdogan.

Presidenti i Turqisë më herët informoi se Qeveria e tij ka ndërprerë të gjithë tregtinë me Izraelin e cila arrin në rreth 9.5 miliardë dollarë në vit. rq/

Foto: Anadollu

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR