• e premte, 22 nëntor 2024

Erdogani: Izraeli duhet të përgjigjet për krimet e luftës të kryera në Gazë

Erdogani: Izraeli duhet të përgjigjet për krimet e luftës të kryera në Gazë

Ankara, 28 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti i Turqisë Rexhep  Taip Erdogan sot në një bisedë me sekretarin e Përgjithshëm të KB, Antonio Gutereshin, deklaroi se Izraeli duhet të mbajë përgjegjësi para gjykatave ndërkombëtare për krimet e luftës që ka kryer në Gazë.

Ashtu siç transmetojnë mediat britanike, Erdogani në bisedë telefonike, para mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të KB-së për Gazën, të caktuar për nesër, i ka thënë Gutereshit se  "Izraeli vazhdon të shkelë paturpësisht ligjin ndërkombëtar, rregullat e luftës dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare, para bashkësisë ndërkombëtare".

Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, si pjesë e të ashtuquajturit "grupi i kontaktit" i vendeve myslimane që bisedon me liderët perëndimorë për Gazën, do të marrë pjesë në takimin e nesërm në NjuJork, njoftuan më herët nga Ministria e Punëve Jashtme.

Pas sulmit të Hamasit në pjesën jugore të Izraelit, më 7 tetor, shteti hebre filloi një ofensivë ajrore dhe tokësore kundër tij dhe grupeve të tjera militante palestineze në Rripin e Gazës, ndërsa  bilanci i viktimave deri më tani është mbi 13.000 palestinezë të vrarë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR