• e premte, 27 dhjetor 2024

Erdogan edhe me një sulm tjetër të ashpër ndaj kryeministrit izraelit: Netanjahu nuk dallon nga Hitleri

Erdogan edhe me një sulm tjetër të ashpër ndaj kryeministrit izraelit: Netanjahu nuk dallon nga Hitleri

Ankara, 27 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot deklaroi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu nuk dallon nga Adolf Hitleri dhe i krahasoi sulmet e Izraelit ndaj Gazës me përndjekjen naziste të hebrenjve.

Duke folur në një ngjarje në Ankara, Erdogan e përsëriti kritikën e tij për mbështetjen e Perëndimit për Izraelin dhe shtoi se Turqia është e gatshme t'i pranojë akademikët dhe shkencëtarët të cilët u përballën me përndjekje për shkak të qëndrimeve të tyre për konfliktin në Gazë, transmetojnë mediumet britanike.

Presidenti turk javën e kaluar deklaroi se është turp për njerëzimin që aq shumë vende "të famshme" qëndrojnë duarkryq para "sulmeve barbare, masakrave dhe plaçkitjeve" izraelite.

"Historia do t'i dënojë përgjegjësit për shkaktim të kësaj pamjeje të tmerrshme, ata të cilët tentuan ta legjitimojnë dhe ata të cilët i mbyllën sytë para kësaj", tha Erdogan në ceremoninë e javës së kaluar të ndarjes së çmimeve prresidenciale për kulturë dhe art në Ankara, transmetoi agjencia Anadollu. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR