• e diel, 06 tetor 2024

Erdogan e ka uruar Micotakisin për ndërmarrjen e funksionit dhe janë dakorduar të takohen në Samitin e NATO-s

Erdogan e ka uruar Micotakisin për ndërmarrjen e funksionit dhe janë dakorduar të takohen në Samitin e NATO-s

Athinë, 26 qershor 2023 (MIA) – Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis ka pasur bisedë telefonike me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili i është paraqitur për marrjen e funksionit, kumtuan nga kabineti i Micotakisit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas informacioneve të njëjta, kryeministri grek dhe presidenti turk janë dakorduar të takohen në Samitin e NATO-s që më 11 dhe 12 korrik do të mbahet në Lituani.

Ky do të jetë takimi i parë i Micotakisit dhe Erdoganit pas më shumë se një viti dhe pas zgjedhjeve në të dyja vendet pasi kryeministri grek dhe presidenti turk kanë marrë mandat të ri nga qytetarët.

Paralelisht, Micotakis ka pasur bisedë telefonike edhe me kancelarin gjerman, Olaf Sholc, i cili gjithashtu i është paraqitur për ta uruar, ndërsa kanë biseduar edhe për bashkëpunimin bilateral në kuadër të Bashkimit Evropian.

QËNDRONI TË LIDHUR