• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogan dhe Stoltenberg biseduan për miratimin e Turqisë për pranim të Suedisë në NATO

Erdogan dhe Stoltenberg biseduan për miratimin e Turqisë për pranim të Suedisë në NATO

Ankara, 26 janar 2024 (MIA) - Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan sot bisedoi në telefon me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kumtoi Drejtoria e presidencës turke për komunikime. 

Gjatë bisedës është bërë fjalë për çështje globale dhe rajonale, si dhe për miratim të Turqisë për anëtarësim të Suedisë në NATO, potencoi Drejtoria.

Paraprakisht sot Erdogan e priti ministrin britanik të Punëve të Jashtme, Dejvid Kameron.

Turqia mbrëmë e ratifikoi protokollin për anëtarësim të Suedisë në NATO, ndërsa më 23 janar Parlamenti turk e miratoi aplikacionin e Suedisë për anëtarësim në NATO.

Anëtarja e NATO-s, Turqia e tërhoqi ankesën e vet për inkuadrim të Suedisë në Aleancë në korrik. Ankaraja e akuzoi Stokholmin se nuk i kupton mjaft seriozisht shqetësimet e Turqisë rreth sigurisë, përfshirë edhe luftën e saj kundër militantëve kurdë dhe grupeve tët jera të cilat Turqia i konsideron kërcënim për sigurinë e saj. ab/

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR