• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogan bisedoi me kolegun e tij iranian, Raisi për situatën në Rripin e Gazës

Erdogan bisedoi me kolegun e tij iranian, Raisi për situatën në Rripin e Gazës

Tashkent, 9 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan bisedoi me kolegun e tij iranian, Ebrahim Raisi për krizën humanitare si rezultat të sulmeve izraelite ndaj Rripit të Gazës, si dhe për numër të madh të çështjeve bilaterale dhe rajonale.

Erdogan dhe Raisi u takuan në margjinat e samitit të 16-të të liderëve të Organizatës për bashkëpunim ekonomik në Tashkent, kryeqytetin e Uzbekistanit, kumtoi Kabineti i Erdoganit.

Në kumtesë thuhet se dy liderët kanë biseduar edhe për hapat që duhet të ndërmerren për zgjidhjen e krizës humanitare në Gazë.

Turqia është e gatshme, thotë Erdogan, ta zgjidh problemin me ndërmarrjen e përgjegjësisë si shtet garant dhe se bota islame duhet të ndërmarrë pozitë të përbashkët dhe ta rrisë presionin naj Izraelit.

"Presidenti Erdogan tha se fundi i sulmeve izraelite do t'i shërbejë paqes rajonale dhe botërore. Ai u shpreh edhe se Organizata për bashkëpunim islamik duhet të investojë përpjekje për arritjen e zgjidhjes së drejtë në samitin e ardhshëm të jashtëzakonshëm", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR