• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogan arriti në Beograd

Erdogan arriti në Beograd

Beograd, 10 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan sonte ka arrit për vizitë në Serbi, ku është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai do të bisedojë me përfaqësuesit më të lartë shtetëror të Serbisë dhe do të marrë pjesë në forumin biznesor të të dyja vendeve.

Pjesa e punës së vizitës fillon nesër. Pas pritjes ceremoniale para Pallatit të Serbisë, Erdogani fillimisht do të bisedojë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq e më pas së bashku do të marrin pjesë në seancën e katërt të Këshillit të lartë për bashkëpunim Serbi-Turqi dhe nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim.

Gjatë pasdites, Erdogani së bashku me Vuçiqin do të marrë pjesë në forumin e biznesit Serbi-Turqi.

Gjatë vizitës së Erdoganit në Beograd duhet të nënshkruhen disa dokumente – memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim midis Serbisë dhe Turqisë.

Presidenti i Turqisë arriti në Beograd pas vizitës së shkurtër që kishte në Tiranë. 

QËNDRONI TË LIDHUR