• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Erdogan akuzon: SHBA-ja i shfrytëzon terroristët për mbrojtje të Izraelit

Erdogan akuzon: SHBA-ja i shfrytëzon terroristët për mbrojtje të Izraelit

Ankara, 25 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se SHBA-ja i shfrytëzon organizatat terroriste në Lindjen e Mesme që të garantojnë siguri të Izraelit, njofton Anadolia.

"Fakt mirë i njohur është se SHBA-ja i shfrytëzon organizatat terroriste në rajon për interese të larta, por edhe për sigurinë e Izraelit", tha Erdogan në fjalimin para gazetarëve në aeroplanin presidencial gjatë kthimit të tij nga Rusia pas Samitit të BRIKS-it.

Erdogan shtoi se Turqia ka ngritur iniciativë në OKB për vendosjen e embargos së përgjithshme për eksport të armës në Izrael, për shkak të sulmeve të përforciara izraelite në Gazë dhe Liban.

Presidenti turk i dënoi sulmet e organizatës terroriste PKK në selinë e Industrisë ajrore dhe kozmike turke  (TUSASH) në Ankara, duke theksuar se Turqia do të vazhdojë me përpjekjet e saj për "çrrënjosjen e plotë të terrorizmit". bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR