• e shtunë, 23 nëntor 2024

Era rrëzon çatinë e një shkolle në Rusi, lëndohen 12 nxënës

Era rrëzon çatinë e një shkolle në Rusi, lëndohen 12 nxënës

 Moskë, 25 maj 2024 (MIA) - Era e fortë në rajonin e Krasnodarit, në jug të Rusisë, mëngjesin e sotëm rrëzoi çatinë e një shkolle dhe lëndoi 12 nxënës, bëri të ditur Prokuroria Rajonale.

 Në njoftim thuhet se "era e fortë ka rrëzuar çatinë" ,pjesët e së cilës fëmijëve u kanë shkaktuar "lëndime me formë të ndryshme". 

 Të premten në të gjithë rajonin ka pasur paralajmërime për uragan.

Autoritetet bënë të ditur se hetimi për "respektimin e standardeve të sigurisë" në shkollë është në vijim.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR