• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Era në Rumani rrëzoi bilbordet dhe pemët, lëshohet paralajmërim për përmbytje

Era në Rumani rrëzoi bilbordet dhe pemët, lëshohet paralajmërim për përmbytje

Bukuresht, 17 prill 2024 (MIA) - Stuhia Renata arriti edhe në Rumani, ku u dhanë paralajmërime për përmbytje për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ndërsa në male shiu u shndërrua  në borë.

Paralajmërimet për përmbytje janë lëshuar për lumenjtë në gjashtë qarqe, ndërsa gjysma e vendit është nën paralajmërimet e motit për stuhi dhe shi.

Në male reshjet u kthyen në borë. 

Mëngjesin e sotëm, shtresa e borës ishte 52 centimetra në zonën turistike të Balea Lakit, në mbi 2.000 metra në malet e Fagarashit, ku temperatura është vetëm dy gradë Celsius, deklaroi për Agerpres meteorologia Narcisa Milian nga Shërbimi për  Parashikim Meteorologjik.

"Ka mundësi që të vijojë të bjerë borë në Balea Lac”, deklaroi meteorologu.

Deri tani Transfagarashan është i mbyllur për trafikun në aksin midis Balea Kaskadas dhe Balea Lakas.

Problemet më të mëdha në perëndim të vendit shkaktoi era që rrëzoi pemë dhe bilbordet.

Punonjësit në Shërbimet e urgjencës ndërhynë në disa qytete në të gjithë Rumaninë.

Deri tani nuk ka informacione për viktima. 

Temperaturat në të gjithë vendin kanë rënë ndjeshëm, me vlera 15-20 gradë më të ulëta se periudha e mëparshme. qa

Foto: printskrin

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR