• e enjte, 26 dhjetor 2024

Er Frans, KLM, Lufthanza dhe Bruksel Erlajns janë mes 20 aviokompanitë nën hetim të BE-së

Er Frans, KLM, Lufthanza dhe Bruksel Erlajns janë mes 20 aviokompanitë nën hetim të BE-së

Bruksel, 2 maj 2024 (MIA) - Aviokompanitë evropiane "Er Frans", "KLM", "Lufthanza" dhe "Bruksel erlajns" janë mes 20 aviokompanive që janë nën hetim nga ana e Bashkimit Evropian për praktika potencialisht të gabuara se aktviteti i tyre është i orientuar ndaj mbrojtjes së ambientit jetësor.

Këtë e kumtuan një pjesë e kompanive, duke e konfirmuar informatën e televizionit belg RTBF.

Aviokompanitë duhet të sqarojnë deri në cilën shkallë pohimet se emisionet e dioksid karbonit të shkaktuar nga fluturimet mund të kompensohen me projekte "të gjelbra" ose përdorimin e derivateve të qëndrueshme janë bazuar në dëshmi të fuqishme shkencore.

"Er Frans" konfirmoi se kanë marrë letër nga Komisioni Evropian. Kompania në këtë moment e shqyrton përmbajtjen e saj dhe do t'i hetojë veprimet që duhet të ndërmerren, deklaroi zëdhënësi i aviokompanisë franceze.

Lufthanza në kumtesë njoftoi se edhe ajo me kujdes e shqyrton rastin.

Zëdhënësi i KLM-së tha se kompania holandeze, pjesë e grupacionit Er Frans, po ashtu ka marrë letër nga KE-ja. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR