EPP dëshiron "ndarje" të funksionit të përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri
- Partia Popullore Evropiane (EPP) dëshiron ndryshime në resorin e punëve të jashtme dhe mbrojtjes në përbërjen e ardhshme të Komisionit Evropian, duke propozuar heqjen e funksionit aktual të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.
- Post By Sara Ademi
- 10:08, 19 janar, 2024
Bruksel, 18 janar 2024 (MIA) - Partia Popullore Evropiane (EPP) dëshiron ndryshime në resorin e punëve të jashtme dhe mbrojtjes në përbërjen e ardhshme të Komisionit Evropian, duke propozuar heqjen e funksionit aktual të përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.
Një ide e tillë gjendet në Propozimin e Programit Zgjedhor të EPP-së për zgjedhjet për Parlamentin Evropian në qershor të këtij viti, në të cilin propozohet që pozicioni aktual i përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të "ndahet" në dysh - eurokomisar i mbrojtjes dhe "ministër i Punëve të Jashtme të BE-së".
Propozimi i EPP-së parashikon që Komisioni Evropian të marrë "një rol më të madh në politikën e mbrojtjes" duke emëruar një Komisar Evropian për Mbrojtjen, i cili do të merrte përsipër kompetencat që tani i ka përfaqësuesi i lartë në fushën e sigurisë, si dhe detyrimet e eurokomisarit për Tregun e Brendshëm në fushën e industrisë së mbrojtjes të BE-së.
Sipas propozimit të EPP-së, komisari i mbrojtjes do të "koordinojë më mirë çështjet e mbrojtjes brenda kompetencave të BE-së, do të promovojë bashkëpunimin dhe në të njëjtën kohë do të sigurojë një buxhet të mbrojtjes prej të paktën 0.5 për qind të BPV-së së Unionit. Me një buxhet të tillë, sipas EPP-së, BE-ja do të "sigurojë burime për inovacione dhe për të plotësuar nevojat ushtarake" në kushte kur duhet "të përforcojë kapacitetet e prodhuesve të armatimit".
Pjesa, nga ana tjetër, nga kompetencat e përfaqësuesit të lartë në politikën e jashtme do t'i kalonte ekzekutuesit të funksionit të ri "ministër i punëve të jashtme".
Sipas rregullave të Unionit, eurokomisarët zgjidhen në atë mënyrë që çdo shtet anëtar të emërojë një nga një të ri, ndërsa me propozimin e përfaqësuesit të lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, si dhe të njerëzve të parë të Komisionit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian që janë nën kompetencën e grupeve politike.
Në mandatet e fundit të institucioneve të BE-së, EPP-ja si grupi më i madh politik propozoi kryetarët e KE-së dhe Parlamentit Evropian, dhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve, si grupi i dytë më i madh, emëroi personin e parë për çështjet e jashtme dhe politikë të sigurisë.
Propozimi i EPP-së, megjithatë, nuk specifikon se si do të zgjidhej "ministri i punëve të jashtme", por vë në dukje se "përfaqësuesit e politikës së jashtme të emëruar nga socialdemokratët deri tani shpesh nuk e përmbushin rolin e tyre".
Ideja për të prezantuar pozicionin e Komisarit Evropian për Mbrojtjen nuk është e re. Më herët është propozuar edhe nga ministrja holandeze e Mbrojtjes Kaisa Olongren, e cila vjen nga radhët e Partisë Demokratët 66, anëtare e grupit liberal "Ta rindërtojmë Evropën" si dhe kreu i Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes (EDA), Jirzhi Shedivi, i emëruar nga Partia Demokratike Qytetare Çeke (ODS), anëtare e Partisë Evropiane të Konservatorëve dhe Reformistëve (ECR).
Në propozim - manifestin zgjedhor të EPP-së promovohet gjithashtu ideja e krijimit të një "Këshilli Evropian të Sigurisë", i cili do të kishte për detyrë t'i mundësonte BE-së të "reagojë shpejt ndaj krizave ndërkombëtare dhe të ndjekë në mënyrë koherente vendimet e saj të politikës së jashtme", si dhe marrja e vendimeve për politikën e jashtme dhe të mbrojtjes në Union me shumicë të cilësuar dhe jo me konsensus. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s