• e premte, 27 dhjetor 2024

Epilog i dëgjimeve për sulmin në Kapitol, dhe sezon i dytë i mundshëm me ftesën për dëshmi drejtuar Trampit

Epilog i dëgjimeve për sulmin në Kapitol, dhe sezon i dytë i mundshëm me ftesën për dëshmi drejtuar Trampit
Uashington, 15 tetor 2022 (MIA) - Dëgjimet maratonike të ngjarjeve rreth sulmit në Kapitol vitin e e kaluar më 6 janar erdhën deri te njëfarë përfundimi këtë javë me, për shumicën befasuese, ftesën e kongresit drejtuar komisionit për dëshmi të Donald Trampit, ish-president i SHBA-së. Personat e linjës së ashpër, nga tabori demokratik por edhe republikan, si Liz Çejni, shpreson se ai, si nxitës kryesor i ngjarjeve të pakëndshme më 6 janar, do të merret nga Mar-a-lago me pranga në duar. Por në vend të kësaj, dëgjimi përfundoi me ftesë të kongresit, dhe vazhdim të mundshëm, edhe pse pak të besueshëm të serialit për sulmin ndaj demokracisë amerikane, që çka meritor, sipas shumicës, është vetë Trampi, e më pas grupet radikale si "Djemtë krenarë" dhe të tjerë. Njohësit objektivë janë të kënaqur që dëgjimet (nëntë me radhë) së paku përfunduan me leksion për opinionin që "asnjëherë të mos përsëritet". Dëgjimi i fundit ishte një lloj përmbledhje e të kaluarave me theksimin e audio dhe video xhirimeve më kontestuese, si ai nga shërbimi i fshehtë që është dëshmi se Trampi ka dashur të shkojë në Kapitol dhe t'i drejtohet turmës së mbështetësve. Por edhe dy-tre dëshmi të reja që nuk e ndryshuan thelbin. Do të thotë, konkludimi nga ky dëgjim është jo se janë gjetur dëshmi të reja për rolin kryesor të Trampit në nxitjen e sulmit, që ishte cak i hetimit të komisionit, por sezon i mundshëm i dytë i dëgjimeve, përkatësisht ftesës së kongresit për ish-presidentin. Dëgjimi do të ishte për përgjigjen e tij në pyetjet e njejta të parashtruara edhe para disa ish-bashkëpunëtorëve në Shtëpinë e Bardhë të cilët defiluan para komisionit si këshilltari Pat Sipolouni dhe ndihmësja Kasidi Haçinson. Çdo ftesë e kongresit është obligative, nëse i ftuari nuk përgjigjet, përballet me padi dhe proces gjyqësor nëse ai vendos ta kontestojë. Trampi gjithsesi pritet ta kontestojë dhe të shkojë për epilog gjyqësor. Në paraqitjet e tij, ai vazhdimisht e degradon dhe mohon punën e komisionit, kështu që përgjigja e tij është e pritur. Tani, ai ka dy opsione, ta kontestojë ftesën me çka procesi do të zvarritej deri në vitin 2023, kur do të skadonte mandati i këtij komisioni, nëse republikanët e marrin Dhomën përfaqësuese nën kontrollin e tyre në zgjedhjet e nëntorit. Mundësia e dytë është demokratët, nëse mbeten shumicë, të votojnë mosrespektim të tij ndaj Dhomës përfaqësuese, dhe ta zhvendosin rastin tek prokurori publik Merik Garland për ndjeje penale. Garland atëherë do të vendoste ta shtyjë rastin, siç e bëri atë dy herë më parë, për ish-këshilltarët Stiv Benon dhe Piter Navaro, të cilët u thirrën të dëshmojnë por e kontestuan vendimin dhe humbën. Nga ana tjetër, Garland dështoi të hapë padi penale kundër ish-shefit të kabinetit të Trampit, Mark Medoues, dhe ndihmësit Den Skavino, kështu që mund të ndodhë të mos hapë rast edhe kundër ish-presidentit. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR