• e premte, 27 dhjetor 2024

"Epëll" duhet të paguajë 13 miliardë euro në emër të tatimeve të papaguara, vendosi Gjykata e drejtësisë së BE-së

Bruksel, 10 shtator 2024 (MIA) - Gjykata evropiane e drejtësisë sot vendosi se gjiganti teknologjik amerikan "Epëll" do të duhet të paguajë 13 miliardë euro në emër të tatimeve të papaguara.

"Aktvendimi është sjellë lidhur me ankesën e 'Epëll' dhe Irlandës ndaj vendimit të Komisionit evropian prej vitit 2016 me të cilin kërkohet nga kompania amerikane, selia e së cilës për BE-në ndodhet në qytetin irlandez Kork, 'të kthejë 13 miliardë euro', shumë të cilën "e kurseu" falë lehtësimeve tatimore të parapara me legjislaturën irlandeze.

Sipas Komisionit, me zbatimin e ligjeve irlandeze "në mënyrë artificiale është ulur barra tatimore" e "Epëll", me çka janë shkelur rregullat e BE-së. Plotësisht, vendimi i këtillë i KE-së ishte vlerësuar si kualifikim i Irlandës si "parajsë tatimore".

Eurokomisioni në vendimin e vet pohon se përmes filialit në Irlandë, "Epëll" paguan tatim shumë më të vogël të një pjese të të ardhurave të realizuara në Afrikë, Evropë, Indi dhe në Lindjen e Afërt.

Gjiganti teknologjik amerikan i hodhi poshtë akuzat e këtilla, duke cekur se paguan tatime në SHBA dhe se është një prej tatim-paguesve më të mëdhenj në botë.

Pas kësaj, "Epëll" dhe Qeveria irlandeze parashtruan ankesë ndak vendimit të KE-së drejt Gjykatës së përgjithshme të BE-së, e cila në korrik të vitit 2020 e anuloi vendimin e Komisionit. Pas kësaj pasuan ankesa drejt gjykatës më të lartë në BE, Gjykatës së drejtësisë, e cila e solli aktvendimin e sotëm.

"Gjykata e drejtësisë e anulon vendimin e Gjykatës së prëgjithshme dhe sjellë vendim përfundimtar për këtë çështje, duke e konfirmuar vendimin e Komisionit", kumtoi Gjykata, duke konfirmuar se "Epëll" do të duhet të paguajë 13 miliardë euro.

Eurokmisarja për konkurrencë, Margrete Vestager vlerësoi se vendimi i këtillë i Gjykatës së drejtësisë paraqet "fitore të madhe për Komisionin, për qytetarët evropianë, për kushtet e barabarta të tregut të brendshëm dhe për drejtësinë tatimore".

Përfaqësuesi i "Epëll", ndërkaq, shprehi zhgënjim nga vendimi i këtillë. Në reagimin ndaj aktvendimit, ai theksoi se Gjykata e përgjithshme i ka shqyrtuar faktet dhe në mënyrë kategorike e ka anuluar vendimin e Komisionit evropian.

Ekspertët vlerësojnë se vendimi i Gjykatës së drejtësisë mundet "de fakto" të interpretohet si pranim se Irlanda paraqet parajsë tatimore në BE për kompanitë e teknologjisë së lartë.

Në vitin 2019 Parlamenti evropian miratoi raport në të cilin ishte vlerësuar se pjesëmarrja e madhe e investimeve të drejtpërdrejta të huaja nga sektori teknologjik në Irlandë, i referohet tentimeve për "shfrytëzim të vrimave në legjislaturën tatimore" të vendit. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR