• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

EMV: Në 96 objekte nuk ka kushte për dërgesë të energjisë së ngrohjes

EMV: Në 96 objekte nuk ka kushte për dërgesë të energjisë së ngrohjes

Shkup, 15 tetor 2024 (MIA) – Prej sot filloi sezoni i ngrohjes 2024/2025 për konsumatorët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore në Shkup, i udhëhequr nga SHA EMV. Në sezonin e kaluar të ngrohjes në 225 objekte nuk ishin siguruar kushtet e nevojshme për dërgesën e energjisë së ngrohjes, tani ai numër është dyfish më i vogël, gjegjësisht në 96 objekte ende nuk janë siguruar kushte për dërgesë, njoftuan nga EMV. 

“Prej tyre, në 57 objekte ka defekte në instalimin e brendshëm, në 20 objekte nuk ka qasje në stacionet e ngrohjes dhe në 19 objekte –stacionet e ngrohjes nuk kanë energji elektrike. Luten konsumatorët dhe bashkësitë e pronarëve që të mënjanojnë sa më shpejt defektet e instalimeve të brendshme të ngrohjes dhe të sigurojnë qasje të papenguar në termocentralet, si dhe furnizim të vazhdueshëm me energji elektrike. Kjo përfshin pagesën e faturave të energjisë elektrike për stacionet e ngrohjes dhe mirëmbajtjen e instalimi elektrik funksional”, thuhet në kumtesë.

Potencojnë se këtë vit, për herë të parë në krahasim me vitet e kaluara, shënohet numri më i ulët i objekteve të mbyllura në fillim të sezonit të ngrohjes. 

“Kjo ka të bëjë, para së gjithash, për bashkëpunimin nga ana e konsumatorëve dhe bashkësive të pronarëve, si dhe të angazhimit të udhëheqësive të reja të kompanive të themeluara nga SHA EMV, veçanërisht EMV shpërndarja, që kishte rol kyç në produktivitetin dhe komunikimin e vazhdueshëm me shfrytëzuesit”, shtohet në kumtesë. 

Këshillohet para së gjithash të denoncohet defekt ose reklamacion në Qendrën për kujdes të konsumatorëve, të kontrollohet nëse objekti është në listën e objekteve të mbyllura momentale, që nuk kanë kushte për dërgesë të energjisë së ngrohjes. Lista, siç bëhet e ditur, është e kapshme në esm-snabduvanje.mk.

“Bashkëpunimi i konsumatorëve dhe bashkësive të pronarëve është me rëndësi kyçe për dërgesë me kohë dhe cilësor të energjisë së ngrohjes dhe në interes të të gjitha palëve të prekura. Për informacione, raportime të defekteve ose njoftime të ndërhyrjeve të përfunduara, konsumatorët mund të paraqiten në Qendrën për kujdes të konsumatorëve në numrat e telefonit 02 3076 200 dhe 075 400 100”, thonë nga SHA EMV.

Dërgesa e energjisë së ngrohjes deri te konsumatorët do të bëhet në periudhën prej orës gjashtë deri në orën 22, “duke i ndjekur rregullat e përcaktuara rreptë dhe diagrameve varësisht kushteve atmosferike dhe temperaturave të jashtme” 

Nga gjithsej 62.579 konsumatorë aktivë të kyçur në ngrohjen qendrore përmes EMV, 61.486 janë amvisëri, ndërsa 1.093 janë objekte afariste dhe institucione, përderisa rreth 1.980 konsumatorë furnizohen përmes filialit të EMV – Energjetika. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR