• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Sarazin në Prishtinë në takim me Osmanin

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Sarazin në Prishtinë në takim me Osmanin

 Prishtinë, 28 maj 2024 (MIA) - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarazin, me të cilin  ka biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

 Siç bëri të ditur kabineti presidencial, Osmani në takim me emisarin gjerman e ka theksuar përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë.

 Ajo ka shprehur edhe mbështetje të plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dala nga ky proces, ndërsa  ka kërkuar edhe vazhdimin e mbështetjes nga Gjermania për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizatave të tjera ndërkombëtare. 

"Presidentja Osmani e theksoi edhe nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare", thuhet në komunikatën e takimit të Osmanit me Sarazinin.

QËNDRONI TË LIDHUR