• e martë, 24 dhjetor 2024

Emisari amerikan për Ballkanin, Kasanof të enjten do ta vizitojë Kosovën

Emisari amerikan për Ballkanin, Kasanof të enjten do ta vizitojë Kosovën

Prishtinë, 8 tetor 2024 (MIA) - Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës konfirmoi sot se zëvendësndihmës sekretari shtetëror dhe emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Aleksandar Kasanof pasnesër (e enjte 10 tetor), do ta vizitojë Kosovën, njofton korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

Kasanof, sipas deklaratës së Ambasadës dërguar deri te disa media, në Prishtinë do të takohet me përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, si dhe me përfaqësues të partive opozitare, sektorit civil dhe bizneseve.

Diplomati amerikan sot ka udhëtuar në Bosnje e Hercegovinë, ndërsa pas BeH-së do të qëndrojë edhe në Serbi.

Kjo do të jetë vizita e parë e Kasanofit që kur ai mori detyrën e emisarit të SHBA-së në Ballkanin Perëndimor pas largimit të Gabriel Eskobarit nga ai funksion në mes të korrikut të këtij viti. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR