• e enjte, 26 dhjetor 2024

Emiri i Katarit thotë se Doha po bën përpjekje për t'i liruar pengjet në Gazë

Emiri i Katarit thotë se Doha po bën përpjekje për t'i liruar pengjet në Gazë

 Riad, 11 nëntor 2023 (MIA)  -  Emiri i Katarit sheik Tamim bin Hamad Al Thani sot në Samitin e Ligës Arabe tha se vendi i tij po bën përpjekje të mëdha që të negociojë lirimin e pengjeve izraelitë në Gazë, por gjithashtu pyeti deri ku  bashkësia ndërkombëtare "do të sillet ndaj Izraelit sikur të jetë mbi të drejtën ndërkombëtare".

Në samitin e jashtëzakonshëm islamo-arab në kryeqytetin e Arabisë Saudite, dhe vendi nikoqir edhe vendet myslimane bënë thirrje për ndërprerje urgjente të operacioneve ushtarake në Gazë dhe e shpallën Izraelin përgjegjës për "krime"  ndaj palestinezëve. 

"Bashkësia ndërkombëtare ka dështuar ta përmbushë përgjegjësitë e veta juridike dhe etike", tha sheiku Tamim gjatë samitit të përbashkët islao-arab kushtuar Gazës në kryeqytetin saudit Riad. 

Presidenti turk Rexhep Taip Edogan kërkoi të  thirret një konferencë ndërkombëtare paqeje që të gjendet një zgjidhje e përhershme për konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve.

 Me kërkesë të palestinezëve dhe Arabisë Saudite, liderët e 22 vendeve të Ligës Arabe janë mblodhur në Riad, ku për herë të parë mbërriti  presidenti iranian Ebrahim Raisi. Raisi sot e lavdëroi grupin palestinez Hamas për luftën e tij kundër Izraelit dhe u bëri thirrje vendeve islame të vendosin sanksione kundër Izraelit.

 "Nuk ka mënyrë tjetër veçse të kundërshtojmë Izraelin,  i puthim duart e Hamasit për rezistencën e tij kundër Izraelit", tha Raisi në samitin në Riad dhe bëri thirrje për sanksione për naftën dhe produkteve të tjera izraelite.

Hamasi u bëri thirrje pjesëmarrësve të Samitit "të marrin një vendim historik dhe përfundimtar për ndaljen urgjente  të agresionin sionist". 

 "Ne u bëjmë thirrje liderëve arabë dhe myslimanë... të bëjnë presion mbi administratën amerikane, e cila mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për luftën gjenocidale kundër popullit tonë në Rripin e Gazës", theksohet në kumtesën e grupit militant palestinez Hamas.

 Gjenocidi u përmend edhe nga presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, i cili është në pushtet në Bregun Perëndimor. Abasi tha se po zhvillohet "luftë gjenocidale" kundër popullit palestinez dhe i bëri thirrje SHBA-së dhe Izraelit të ndalojnë agresionin.

 Vende të ckatuara, si Algjeria dhe Libani, propozuan ndërprerjen e marrëdhënieve ekonomike dhe diplomatike me Izraelin dhe pezullimin e dërgesave të naftës për Izraelin dhe aleatëve të tij. Një propozim i tillë u refuzua nga të paktën tre vende, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin, të cilat normalizuan marrëdhëniet me Izraelin në vitin 2020.

 Arabia Saudite, e cila mbante lidhje të ngushta me SHBA-në para 7 tetorit dhe e cila ka ndërmarrë hapa për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin, druan frikë se mund të bëhet cak i sulmeve.

Princi i kurorës saudit Mohamed bin Salman tha se Riadi "i konsideron pushtetet okupuese përgjegjëse për krimet kundër popullit palestinez". "Jemi të bindur se e vetmja mënyrë që të garantohet siguria, paqja dhe stabiliteti në rajon është t'i jepet fund pushtimit, rrethimit dhe kolonizimit", tha Bin Salmani. 

Izraeli dhe aleati i tij kryesor, SHBA, deri më tani i kanë hedhur poshtë thirrjet për një armëpushim në Gazë. Analisti saudit Aziz Algashian konsidero se, përveç Izraelit,  si përgjegjës duhet të shënohen edhe vendet të cilat  e "lehtësojnë detyrën e tij (...), ndërsa  kjo do të thotë SHBA-ja dhe Perëndimi. 

 Foto: DPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR