• e shtunë, 23 nëntor 2024

Emiri i Katarit dhe presidenti i Francës biseduan për Gazën, dërguan ndihma

Emiri i Katarit dhe presidenti i Francës biseduan për Gazën, dërguan ndihma

Paris, 27 shkurt 2024 (MIA) - Emiri i Katarit, sheiku Tamim bin Hamad Al Tani sot e filloi zyrtarisht vizitën dyditore në Francë dhe diskutoi me presidentin Emanuel Makron për luftën në Ukrainë kundër lëvizjes palestineze Hamas në Rripin e Gazës.

Makron në platformën sociale X publikoi se Franca dhe Katari së bashku siguruan 75 tonë ndihma humanitare dhe mjete mjekësore për banorët e Gazës, 10 autoambulanca, ushqim dhe 300 tenda familjare të cilët arritën në aeroportin e El Arish në Egjipt, në vendkalimin Rafah drejt Gazës.

Katari ka rol kyç në përpjekjet diplomatike për të arritur një armëpushim në Gaza dhe lirimin e pengjeve.

Negociatorët e SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit me lëvizjen palestineze Hamas dhe Izraelin po punojnë për të arritur marrëveshje për një armëpushim sipas së cilit Hamasi duhet t'i lirojë pengjet që i mban në Rripin e Gazës në këmbim të Izraelit që të lirojë të burgosurit palestinezë.

Kryeministrat e Katarit dhe Francës nesër do të kryesojnë me forumin ekonomik për të inkurajuar investimet në sektorët e bashkëpunimit: inteligjencës artificiale, shëndetësinë, "teknologjinë e gjelbër", transportin dhe turizmin. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR