• e hënë, 07 tetor 2024

Eminemi personazhi ri i "Fortnajt"

Eminemi personazhi ri i

Los Anxhelos, 27 nëntor 2023 (MIA) - Repisti Eminem është heroi i ri në lojën e famshme "Fortnajt" (Fortnite). Njëherit, kompania "Epik gejms" (Epic Games) konfirmoi zyrtarisht se imazhi i repistit do të gjindet në versionin e ri që do të dalë këtë muaj, më saktësisht të mërkurën.

"Eminemi virtual" do të jetë në dispozicion në tre versione, me kostumet "Rap Boy", "Slim Shady", dhe "Marshall Never More". Sipas të dhënave të deritanishme, repisti i njohur do të ketë edhe performancë në ngjarjen me emrin "Big beng" ('Shpërthimi ni madh',  'The Big Bang'), që është planifikuar për më 2 dhjetor, me të cilin "Epik Gejms" do e shënojë finalen e madhe të sezonit të katërt.

Ngjarja është është paralajmëruar si përditësimi më i madh i "Fortnajtit" deri më tani, në pikëpajmje të madhësisë së datotekës.

Videoloja po përjeton një ringjallje në popullaritet, me një numër të madh lojtarësh - mesatarisht 44 milionë në ditë. Ndryshe, e radhës rreth “Fortnajtit” është kapitulli i pestë, që duhet të prezantohet më 2 dhjetor. Në "X" u paraqit edhe harta koncept e quajtur "Solaria". Koncepti është, në fakt, në formën e shembujve vizual nga e kaluara tashmë e lavdishme e "Fortnajt".ss/mb/

Foto: "Epik gejms"

QËNDRONI TË LIDHUR