• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Emigrantët që qëndrojnë në Gjadër do të duhet të kthehen në Itali

Emigrantët që qëndrojnë në Gjadër do të duhet të kthehen në Itali

 Tiranë, 11 nëntor 2024 (MIA) - Emigrantët që qëndrojnë në kampin e Gjadrit do të duhet të kthehen në Itali, pasi sot gjykata në Romë ka vendosur që rastin ta dërgojë në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së.

"Departamenti i Imigracionit në Gjykatën në Romë vendosi sot ta dërgojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë çështjen e emigrantëve, të cilët sipas marrëveshjes Itali-Shqipëri do të akomodohen në kampin në Gjadër në Shqipëri, duke pezulluar kështu masën e vlefshmërisë, raportuan mediat shqiptare, duke iu referuar mediave italiane.

Kjo do të thotë se të 7 emigrantët e mbërritur të premten do të duhet të kthehen dhe të akomodohen në Itali në pritje të vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. 

 "Në shpjegimin e vendimit, gjykata e Romës thekson se kriteret për përcaktimin e një vendi si vend i sigurt të origjinës i  përcakton Bashkimi Evropian. Prandaj, pa cenuar të drejtat e ligjvënësit kombëtar, gjykatësi ka për detyrë të verifikojë gjithmonë dhe konkretisht - si në çdo sektor tjetër të sistemit juridik - zbatimin e drejtë të ligjit të Unionit, që, të njohur, mbizotëron mbi të drejtën kombëtare kur është i papajtueshëm me të, siç parashikohet edhe nga Kushtetuta italiane" shtojnë mediat.

 Me anijen italiane "Libra" në poortin shqiptar të Shëngjinit, ku është qendra e pritjes të premten mbërriti grupi i dytë me tetë emigrantë, gjashtë nga Egjipti dhe dy nga Bangladeshi. Pas kontrollit, njëri prej tyre për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore është kthyer menjëherë, shtatë të tjerët janë akomoduar në qendrën e pritjes në Gjadër.

 Grupi i parë mbërriti më datën 16 të muajit të kaluar. Ai përbëhej nga 16 emigrantë nga Egjipti dhe Bangladeshi, katër prej të cilëve duhej menjëherë të ktheheshin në Itali, pasi dy ishin të mitur dhe dy me gjendje të përkeqësuar shëndetësore.

 Por,  vetëm një ditë pas akomodimit, 12 të tjerët u kthyen mbrapa pas vendimit të gjykatës në Romë se dy vendet e tyre të origjinës së tyre nuk janë në listën e vendeve të sigurta.

 Sipas marrëveshjes, kampi në Gjadër do të mund të akomodohen tre mijë emigrantë në muaj ose 36 mijë në vit, të cilët do të presin këtu përgjigjen për azil nga autoritetet italiane.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR