• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Elshani për ngjarjet në Banjskë: Qëllimi i policisë së Kosovës nuk ishte vrasja e sulmuesve, por çlirimi i territorit nga grupi kriminel

Elshani për ngjarjet në Banjskë: Qëllimi i policisë së Kosovës nuk ishte vrasja e sulmuesve, por çlirimi i territorit nga grupi kriminel

Prishtinë, 27 shtator 2023 (MIA) - Ushtruesi i detyrës drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin verior, Veton Elshani, sot deklaroi se qëllimi i policisë nuk ishe vrasja e personave të armatosur në fshatin Banjskë, por për të çliruar territorin nga “grupi kriminel”.

Duke folur për mediat nga vendi i sulmit të së dielës, ku u vra një pjesëtar i policisë së Kosovës dhe të paktën tre serbë nga veriu i Kosovës, Elshani tha se hetimi për rastin do të marrë pak kohë.

"Plani i punonjësve të policisë në vendngjarje ka qenë shumë i mirë. Nuk kemi ndërmend të vrasim 30 persona. Qëllimi ynë ishte të pastronim territorin tonë nga grupet kriminele. Nëse kishte lëndime dhe viktima, kjo ishte pjesë e procesit. Besojmë se ia arritëm qëllimit me më pak dëme", deklaroi Elshani.

Ai tha se edhe policia është interesuar se pse fshati Banjskë është “zgjedhur për sulm” dhe cili ka qenë qëllimi i grupit prej 30-të serbëve të armatosur.

Elshani ka bërë të ditur se kanë përfunduar bastisjet dhe kontrollet në atarin e fshatit Banjskë.

“Mjaft mirë e kemi kontrolluar rrethinën, por ekziston mundësia të ketë mjete të pashpërthyera dhe për këtë arsye besojmë se rreziku ende nuk ka kaluar, edhe pse kemi gjetur sasi të madhe të armatimit dhe pajisjeve”, tha Elshani.

Ai saktësoi se polici Afrim Bunjaku ka humbur jetën në rrugën kryesore afër urës, ku janë vendosur barrikadat.

“Këtu ka filluar shkëmbimi i zjarrit, kanë ardhur njësitet tjera dhe prej aty ka nisur gjithçka”, tha Elshani dhe shtoi se gjatë aksionit të policisë, banorët e Banjskës kanë bashkëpunuar..

Ai shtoi se policia në atë fshat ka vepruar në koordinim me misionin EULEKS-it dhe deklaroi se policia e Kosovës është e gatshme të reagojë nëse ndodhin incidente të ngjashme. qa/bsh/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR