• e shtunë, 06 korrik 2024

Elshani: Në veri të Kosovës 128 kërkesa për ndërrim të patent shoferit

Elshani: Në veri të Kosovës 128 kërkesa për ndërrim të patent shoferit

Prishtinë, 15 maj 2024 (MIA) - Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin verior, Veton Elshani deklaroi se nga 10 maji, kur Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka miratuar ndërrimin e patent shoferit, të dhënë nga instituconet jolegale serbe me patent shofer të dhënë në Kosovë, kanë arritur 128 kërkesa.

Elshani për Kosova onlajn thotë se MPB-ja u është përgjigjur kërkesave të qytetarëve për ndërrim të patent shoferit dhe ka marrë vendim që kërkesat të parashtrohen në tre muajt e ardhshëm, respektivisht deri më 9 gusht.

Ai shtoi se ka proces më ndryshe për ndërrim të letërnjoftimeve dhe se me siguri do të fillojë këtë muaj. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR