• e martë, 24 dhjetor 2024

Elena Laskoni: Sot u shkel demokracia rumune

Elena Laskoni: Sot u shkel demokracia rumune

Bukuresht, 6 dhjetor 2024 (MIA) - Kandidatja për presidente të Rumanisë nga "Aleanca për të shpëtuar Rumaninë" (USR), Elena Laskoni, dënoi ashpër shfuqizimin e sotëm të rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale nga Gjykata Kushtetuese.

"E dënoj ashpër atë që ndodhi. Ata shkatërruan atë për të cilën luftuam 35 vjet. Vendimi është i paligjshëm dhe poshtëron vetë votimin, thelbin e demokracisë", tha Laskoni.

Ajo shtoi se Rumania duhet të vazhdojë me procesin zgjedhor dhe të respektojë votën e nëntë milionë rumunëve, pa dallim të rezultatit.

"E di që do të fitoj dhe do të luftoj për bashkimin e rumunëve", deklaroi ajo. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR