• e enjte, 26 dhjetor 2024

El Salvador: Së paku 153 persona, të arrestuar nën autorizime speciale kanë humbur jetën në burgje

El Salvador: Së paku 153 persona, të arrestuar nën autorizime speciale kanë humbur jetën në burgje

San Salvador, 30 maj 2023 (MIA) - Së paku 153 persona, të burgosur pasi që El Salvadori vendosi autorizime të jashtëzakonshme në mars të vitit 2022 në mënyrë që t'u kundërvihet bandave të fuqishme të rrugës në vend, ndërruan jetë në një burg shtetëror, thuhet në raportin e publikuar nga grupi për të drejta të njeriut Kristosal.

Asnjëri nga të vdekurit nuk ka qenë i dënuar për veprën për të cilën ishte akuzuar në momentin e arrestimit. Në meisn e viktimave kanë qenë edhe katër gra. Rastet e vdekjes janë rezultat i torturës dhe lëndimeve të rënda sistematike, ceket në raport.

Pothuajse gjysma e viktimave përjetuan vdekje të dhunshme.  Mes disa rasteve të vdekjes, u zbulua se njerëzve qëllimisht nuk u është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore, barëra dhe ushqim. Disa raste të vdekjes janë shkaktuar nga mosushqyerja.

Rastet e vdekjes e zbulojnë politikën kriminele që e zbatojnë rojet dhe nëpunësit e burgjeve.

Qeveria e El Salvadorit nuk kumtoi numër zyrtar të rasteve të vdekjes mes të burgosurve. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR