• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ekstremistët kanë sulmuar një fshat në lindje të RD të Kongos dhe kanë vrarë të paktën 20 persona

Ekstremistët kanë sulmuar një fshat në lindje të RD të Kongos  dhe kanë vrarë të paktën 20 persona

Kinshasa, 20 prill 2023 (MIA) - Kryengritësit e Forcave Demokratike Aleate (ADF), për të cilat besohet se janë të lidhur me Shtetin Islamik, dje kanë sulmuar fshatin Samboko, në Republikën Demokratike të Kongos dhe kanë sulmuar banorët vendas, duke vrarë 20 dhe rrëmbyer  ende tani për tani nuk është konfirmuar numri i fshatarëve, tha kryetari i organizatës civile Mamove, Kinos Katuho. 

 Katuho shtoi se ushtria e Kongos liroi dy pengje pas përleshjeve me kryengritësit.

 Në lindje të DR të Kongos prej vitesh tgjat konflikti për pushtet në territoret e pasura me xehe midis më shumë se 120 grupeve të ndryshme të armatosura.

 Sipas Kombeve të Bashkuara, në sulmet e ADF-së nga prilli i vitit të kaluar e deri më tani janë vrarë të paktën 370 civilë dhe qindra të tjerë janë rrëmbyer, ndërsa një pjesë e madhe e tyre janë fëmijë. ar/

 

QËNDRONI TË LIDHUR