• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut: Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navallnit

Ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut: Rusia është përgjegjëse për vdekjen e Navallnit

Gjenevë, 11 mars 2024 (MIA) - Një ekspert i OKB-së për të drejtat e njeriut sot deklaroi se Moska është përgjegjëse për vdekjen e liderit të opozitës ruse Alelsej Navallni, sepse ai ose u vra në burg ose vdiq si rezultat i kushteve të këqija të burgut që mund të krahasohen me torturat.

"Prandaj, qeveria ruse është përgjegjëse për vdekjen e tij, në çdo mënyrë," tha ekspertja Mariana Kacarova në margjinat e ngjarjes në selinë e OKB-së në Gjenevë kushtuar të burgosurve politikë rusë.

Kacarova paralajmëroi gjithashtu se të burgosurit e tjerë në Rusi mund të pësojnë të njëjtin fat si Navallni, duke vënë në dukje se ajo ishte "shumë e shqetësuar" për liderin e opozitës Vladimir Kara-Murza. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR