• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ekspertët vlerësojnë se tërmeti në Japoni e zhvendosi tokën për 1.3 metra

Ekspertët vlerësojnë se tërmeti në Japoni e zhvendosi tokën për 1.3 metra

Tokio, 2 janar 2024 (MIA) - Ekspertët vlerësojnë se tërmeti i fuqishëm që dje e goditi prefekturën japoneze Ishikava e zhvendosi tokën në rajonin Noto deri në 1,3 metra në perëndim.

Agjencia Japoneze për Informacione Gjeohapësinore (GSI) i analizoi të dhënat e GPS-së pas tërmetit me fuqi deri në 7,6 ballë, ndërsa lëvizja më e madhe është vërejtur në qytetin Vaxhima, rreth 1,3 metra në perëndim.

Lëvizja e tokës drejt perëndimit për rreth një metër është vërejtur në qytetin Anamizu, ndërsa për rreth 80 centimetra  në qytetin Suzu, lajmërojnë mediat japoneze.

Disa tërmete të fuqishme, nga të cilat më i forti ishte me intensitet prej 7,6 ballë sipas Shkallës Rihter, dje e goditi prefekturën japoneze Ishikava në bregun e Detit Japonez. sa/

foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR