• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ekspertët paralajmërojnë rikthimin e fenomenit El Ninjo: Kushtet ekstreme të motit janë të mundshme në mbarë botën

Ekspertët paralajmërojnë rikthimin e fenomenit El Ninjo: Kushtet ekstreme të motit janë të mundshme në mbarë botën

Nju-Jork, 23 qershor 2023 (MIA) - Fenomeni klimatik El Ninjo ngroh sërish ujërat sipërfaqësore në pjesën qendrore të Paqësorit, ndaj ekspertët paralajmërojnë se pas shtatë vitesh mund të ndodhin ngjarje të ndryshme ekstreme të motit, nga thatësirat tek përmbytjet, deri te temperaturat rekord, transmeton Agjencia Anadolia.

El Ninjo ndodh kur erërat e dobëta që fryjnë nga perëndimi drejt Azisë nuk i shtyjnë ujërat e ngrohta sipërfaqësore në atë drejtim, duke bërë që temperatura e sipërfaqes të rritet me rreth katër deri në pesë gradë Celsius në Oqeanin Paqësor tropikal lindor.

Ky fenomen parandalon që ujërat më të ftohta dhe më të thella nga ky rajon të ngrihen në sipërfaqe, duke shkaktuar ndryshime në modelet e motit në pjesë të tjera të botës.

El Ninjo shkakton fenomene të ndryshme të motit, si shira të dendur, përmbytje, thatësira dhe zjarre pyjore.

Të prekura veçanërisht nga ngjarjet potencialisht ekstreme të motit El Ninjo mund të jenë rajonet e Oqeanit Paqësor, Briri i Afrikës, Azia Juglindore dhe Amerika e Jugut. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR