• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ekspertët e KB-së i kanë dënuar target sulmet ndaj mediave në Gaza

Ekspertët e KB-së i kanë dënuar target sulmet ndaj mediave në Gaza

Gjenevë, 1 shkurt 2024 (MIA) - Pesë raportues të KB-së sot i kanë dënuar target sumet ndaj mediave në Gaza, duke theksuar se kjo është "strategji e qëllimshme" me qëllim që të heshten gazetarët 

"Sulmet dhe vrasjet e gazetarëve paraqesin krime luftarake... Sulmet ndaj mediave në Gaza dhe kufizimi i qasjes së gazetarëve të tjerë në kombinim me prishjen serioze të internetit paraqesin pengesa të mëdha për të drejtën e informimit", theksohet në raport.

Sipas informacioneve me të cilët disponon KB-ja, më shumë se 122 gazetarë dhe punonjës mediatikë janë vrarë në Rripin e Gazës nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit pas sulmit të 7 tetorit ndaj izraelit jugor të kryesuar nga organizata palestineze islamike  

Pjesëtarët e Hamasit kanë vrarë katër gazetarë izraelit më 7 tetor, ndërsa tre gazetarë libanezë janë vrarë në granatim izraelit në afërsi të kufirit libanez.

Kahas kësaj, forcat izraelite kanë arrestuar dhjetëra gazetarë palestinezë në Gaza dhe në Bregun Perëndimor. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR