• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ekspertë të KB-së: Aksionet izraelite në Gazë janë krime të luftës dhe krime potenciale kundër njerëzimit

Ekspertë të KB-së: Aksionet izraelite në Gazë janë krime të luftës dhe krime potenciale kundër njerëzimit

Gjenevë, 8 tetor 2024 (MIA) - Ekspertë të KB-së shprehën solidaritet me popullin palestinez, me rastin e njëvjetorit të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit dhe fillimit të luftës në Rripin e Gazës, duke cekur se aksionet e armatës izraelite kundër palestinezëve paraqesin krime të luftës dhe krime potenciale kundër njerëzimit.

"Si rezultat i kësaj, Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë (GJND) paralajmëroi se ekziston rrezik real dhe i drejtpërdrejtë nga dëmi i pariparueshëm i së drejtës së palestinezëve të jenë të mbrojtur nga gjenocidi", paralajmëruan ekspertët e KB-së në deklaratë të përbashkët.

Ekspertët e KB-së theksojnë se mekanizmat gjyqësorë ndërkombëtarë, KB dhe komuniteti ndërkombëtar duhet në mënyrë të hollësishme, të paanshme dhe të pavarur t'i hetojnë këto thënie, të vendosin zinxhir komandues, t'i ndjekin dhe dënijnë kryesit dhe të sigurojnë reparacion të plotë për viktimat dhe familjet e tyre.

"Vazhdojmë t'i bëjmë thirrje komunittetit ndërkombëtar të sigurojë ndërprerje të transferit të armëve nga shtete dhe kompani për Izraelin, përfshirë edhe përmes të autorizuarve, me qëllim që të evitohet përgjegjësia për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit me pjesëmarrje", shtuan ekspertët.

Ekspertët e KB-së, gjithashtu, shprehën shqetësim për përhapjen e dhunës dhe armiqësive në vende të tjera të rajonit. posaçërisht për përshkallëzimin në Liban, i cili deri më tani rezultoi me vdekjen e mbi 2.000 personave, prëfshirë gra dhe fëmijë, me mbi 9.500 të plagosur dhe zhvendosje të qindra mijëve, transmeton Vafa.

Ata u bënë thirrje të gjitha palëve menjëherë t'i ndërprejnë armiqësitë, t'i respektojnë rezolutat e KB-së dhe masat e përkohshme të GJND-së për Izraelin dhe Gazën, të këmbejnë pengje, përfshirë edhe palestinezët në burgjet izraelite, të lejojnë qasje të pakufizueshme për ekspertët ndërkombëtarë të KB-së drejt Izraelit dhe territorit të okupuar palestinez, zbatim të hetimeve për shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe ndalim të përshkallëzimit në rajon.

Ekspertët e KB-së e cekën nevojën për bashkëpunim të plotë me komunitetin ndërkombëtar me qëllim që të rrelaizohet e drejta e popullit palestinez për vetëvendosje, përfshirë edhe përmes zbatimit gjithpërfshirës të mendimit këshilldhënës të GJND-së, e cila kërkon që Izraeli të largohet nga territoret e okupuara palestineze. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR