• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ekspedia do të pushojë nga puna rreth 1.500 punonjës

Ekspedia do të pushojë nga puna rreth 1.500 punonjës

San Hoze, Kaliforni, 27 shkurt 2024 (MIA) - Kompania turistike Ekspedia Grup  (Expedia Group) do të pushojë nga puna rreth 1.500 punonjës si pjesë e "transformimit të saj organizativ dhe teknologjik", njoftoi kompania dje, lajmëroi DPA.

"Aktivitetet e ristrukturimit pritet të rezultojnë në reduktime të fuqisë punëtore që prekin afërsisht 1,500 punonjës dhe komunikimi i aktiviteteve të tilla me disa nga punonjësit e prekur filloi më 26 shkurt 2024", njoftoi kompania në një dosje në Komisionin e Letrave me Vlerë në SHBA.

Vlerësohet se kostot totale para taksave dhe parave të gatshme në lidhje me ristrukturimin, që pritet të regjistrohen në vitin 2024, lëvizin midis 80 dhe 100 milionë dollarë.

Këto kosto përfshijnë kryesisht përfitimet nga puna dhe kompensimi i punonjësve, thonë nga kompania.

Në fillim të këtij muaji, Ekspedia Grup njoftoi se shefi ekzekutiv i saj, Piter Kern, do të tërhiqej nga pozicioni, duke filluar nga 13 maji. Megjithatë, ai do të vazhdojë të shërbejë si nënkryetar i kompanisë.

Kern do të zëvendësohet nga Ariane Gorin, e cila së fundmi shërbeu si kryetare e Ekspedia për Biznes (Expedia for Business). sa/

foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR