• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

EKOVAS dëshiron zgjidhje diplomatike për situatën në Niger, do të shqyrtohen të gjitha opsionet

EKOVAS dëshiron zgjidhje diplomatike për situatën në Niger, do të shqyrtohen të gjitha opsionet

 Abuxha, 8 gusht 2023 (MIA) - Komuniteti Ekonomik i Shteteve të Afrikës Perëndimore (EKOVAS) dhe kryesuesi i tij, presidenti nigerian Bola Ahmed Tinubu preferojnë një zgjidhje diplomatike të situatës në Niger në vend të ndërhyrjes ushtarake, deklaroi sot zëdhënësi i Tinbu, Ajuri Ngelale.

Ai paralajmëroi se organizimi i samitit të jashtëzakonshëm në kryeqytetin nigerian, Abuxha, pas dy ditëve, do t'i shqyrtojë të gjitha opsionet e mundshme, megjithëse, siç theksoi, dëshiron ta zgjidhë situatën në Niger në rrugë diplomatike, jo me mjete ushtarake, raportojnë mediat britanike. . 

Ngelale, gjithashtu, bëri të ditur  se Tinbu ka urdhëruar që të vendosen sanksione të reja ndaj Nigerit përmes Bankës Qendrore të Nigerisë,  duke synuar subjektet dhe individët e përfshirë në grusht shtet. 

 Junta ushtarake e Nigerit ka mbyllur hapësirën ajrore të vendit pasi skadoi ultimatumi i anëtarëve të EKOVAS, të cilët paralajmëruan përdorimin e forcës nëse presidenti i rrëzuar nuk kthehet në pushtet.

Gjithashtu, kufijtë janë të mbyllur dhe transaksionet komerciale dhe financiare midis vendeve të Komunitetit dhe Nigerit janë pezulluar.

 Bazumi i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndihmojë "për rivendosjen e rendit kushtetues".

Foto: Vikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR