• e mërkurë, 21 janar 2026

"Ekonomist": SHBA dëshiron t'i ofrojë Grenlandës marrëveshje të asociimit të lirë

Uashington, 6 janar 2026 (MIA) - SHBA-ja dëshiron t'i ofroj Grenlandës marrëveshje të asociimit të lirë, ngjashëm me atë që Uashingtoni ka me disa vende të vogla në Oqeanin Paqësor, bën të ditur "Ekonomist".

Gazeta britanike thekson se zyrtarët amerikanë kanë diskutuar mundësinë e ofrimit të ishullit të së ashtuquajturës Marrëveshje të asociimit të lirë (COFA), një model bashkëpunimi që do t'i lejonte SHBA-së të zgjeronte ndjeshëm praninë e saj ushtarake dhe të sigurisë në këtë ishull të Arktikut.

Megjithatë, një veprim i tillë po shkakton kundërshtim të hapur nga Danimarka, ku Grenlanda është një territor autonom.

"Ekonomist" thekson se Uashingtoni po shqyrton marrëveshje të ngjashme me disa shtete të vogla të Paqësorit.

Sipas marrëveshjes COFA, shtetet nënshkruese i japin ushtrisë amerikane qasje ekskluzive në ujërat e tyre territoriale dhe hapësirën ajrore, ndërsa ua mohojnë të drejta të tilla fuqive të tjera.

Në këmbim, SHBA ofron ndihmë ekonomike dhe financiare, tregti pa taksa dhe garanci sigurie afatgjatë.

Autoritetet në Kopenhagë i kanë thënë Uashingtonit se tashmë ekziston një bazë ushtarake amerikane në Grenlandë dhe se marrëveshjet ekzistuese nuk e kufizojnë numrin e trupave amerikane dhe çdo rritje e ndjeshme e pranisë ushtarake do të kërkonte pëlqimin e Danimarkës që për momentin është i pasigurt, gjithnjë sipas gazetës britanike.

Sipas të njëjtit burim, zyrtarët amerikanë janë përpjekur të krijojnë kontakte të drejtpërdrejta me qeverinë e Grenlandës, duke anashkaluar autoritetet daneze, por përpjekje të tilla deri më tani kanë qenë të pasuksesshme.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR