• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ekonomia në eurozonë ka stagnuar në tremujorin e katërt të vitit 2023

Ekonomia në eurozonë ka stagnuar në tremujorin e katërt të vitit 2023

Bruksel, 14 shkurt 2024 (MIA) - Sipas vlerësimit të parë preliminar, ekonomia në eurozonë ka stagnuar në tremujorin e katërt të vitit 2023 në krahasim me tremujorin e kaluar, njoftoi sot Eurostati. 

Ekonomia në Bashkimin Evropian në periudhën e njëjtë u rrit për 0,1 për qind. Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, ekonomia gjermane shënoi rënie tremujore prej 0,3 për qind, ekonomia franceze stagnoi, përderisa ekonomia spanjolle u rrit për 0,6 për qind, ndërsa ajo italiane për 0,2 për qind. 

Nëse i krahasojmë rezultatet nga tremujori i katërt i vitit 2023 me tremujorin e njëjtë të vitit 2022, ekonomia në eurozonë u rrit për 0,1 për qind në nivel vjetor. 

Sipas vlerësimeve preliminare, ekonomia në eurozonë u rrit për 0,5 për qind në nivel vjetor në vitin 2023, me tempo të njëjtë si edhe ekonomia e Bashkimit Evropian. 

Në vitin 2022 eurozona shënoi rritje dukshëm më të lartë prej 3,4 për qind në nivel vjetor, ndërsa në vitin 2021 rritje prej 5,9 për qind. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR