• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Ekonomia britanike me rritje më të ngadalshme në vitin 2023 mes vendeve nga G7-shi

Ekonomia britanike me rritje më të ngadalshme në vitin 2023 mes vendeve nga G7-shi
Londër, 26 korrik 2022 (MIA) - Rritja ekonomike e Mbretërisë së Bashkuar plotësisht po ngadalësohet për shkak të inflacionit të pakontrolluar dhe pritet të jetë ekonomia më e ngadalshme në mesin e vendeve të g7-shit vitin e ardhshëm, paralajmëroi Fondi monetar ndërkombëtar (FMN). Kjo po ndodhë në momentin kur FMN-ja paralajmëron se stagnimi i rritjes në botë do të thotë se mund të jemi "në skaj të recesionit global", transmeton DPA. Në përditësimin e vet të fundit të Perspektivës ekonomike botërore, trupi e uli parashikimin për rritje të Mbretërisë së bashkuar për vitin 2022 në 3,2 për qind, prej 3,7 për qind në prill, përderisa në fillim të vitit ishte parashikuar rritje prej 4,7 për qind. Pikëpamjet e Mbretërisë së Bashkuar pritet të bëhen akoma më të errëta në vitin 2023, me ç'rast FMN-ja e uli parashikimin për vitin e ardhshëm në 0,5 për qind nga vlerësimi paraprak prej 1,2 për qind. Në vitin 2023, parashihet se Britania e Madhe do të ketë rritje më të dobët se ekonomit[ë botërore, me përjashtim të Rusisë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR